Site icon PrishtinaPress

Kryeministri në takim lamtumirës me Albena Reshitjan

Albena Reshitaj javën e kaluar dha dorëheqja nga pozita e ministrës së Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor. Ajo sot ka shkuar në zyrën e ish-shefit të saj, Ramush Haradinaj për t’u përshendetur përfundimisht nga detyra e saj.

Ministrja nga radhët e AKR’së dorëzoi javën e kaluar dorëheqjen e saj. Ndërsa sot ajo pati takim me Kryeministrin Haradinaj, i cili pati fjalë të mira për Reshitajn.

Shkrimi i plotë i Haradinaj:

Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka sherbyër me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes.

Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falemnderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse.

Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik.

 

Exit mobile version