1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së dhe të ambasadorit Braathu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Pasi e njoftoi ambasadorin Braathu për progresin në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e OSBE-së dhe mbështetjen e tij personale për proceset në vend.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, ku mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme.
Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Jan Braathu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të OSBE-së për proceset zhvillimore.
Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Braathu biseduan edhe për zhvillimet tjera në vend dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dhe progresit në shumë fusha. /lajmi.net
Jan Braathu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img