-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa sot rrëfehet para deputetëve

Sot mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës në të cilën janë paraparë të shqyrtohen dhjetë pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj seance, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është ftuar në interpelancë lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe për kodin telefonik shtetëror.
Seanca do të fillojë në ora 10:00, ku do të diskutohet edhe për licencën e kompanisë së gjeneralit Wesley  Clark.
Ky është rendi i ditës:
 

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
  • Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  • Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 6 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
  • Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img