1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa insiston për Demarkacionin, Presidenti Thaçi qëndron i heshtur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ndodhej në ceremoninë për vendosjen e  gurthemelit të punimeve për ndërtimin e urës në fshatin Plemetin të Obiliqit ku dhe ka folur përsëri për çështjen e Demarkacionit duke rikonfirmuar deklaratat se Kosova nuk ka humbje të territorit shkruan Gazeta Express
“Në qoftë se flitet për humbje të territorit, duhet të tregohet se cilin territor që e ka administruar Kosova prej vitit ’74 e këndej po e humbim me demarkacion. Në qoftë se nuk gjendet ai territor atëherë ata që kanë krijuar kauzën duhet të tërhiqen nga kauza dhe duhet të votojnë shënimin e vijës kufitare, në mënyrë që ne ta përmbushim edhe atë detyrim që e kemi ndaj Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave dhe jo vetëm për liberalizim të vizave por edhe çështje të tjera të integrimit evropian.” tha Kryeministri Mustafa gjatë ceremonisë për mediat.
Deklarata e Kryeministrit Mustafa vjen pas disa deklaratave rutinë që ka bërë kohëve të fundit duke bërë thirrje vazhdimisht për ratifikimin e marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi. Por ndryshe nga Mustafa, Presidenti Thaçi vazhdon të qëndrojë i heshtur në publik disa ditë para debatit të demarkacionit.
Gjithashtu theksojmë se Presidenti Hashim Thaçi edhe pse nuk ka lëshuar deklarata kohët e fundit për demarkacionin zhvilloi një vizitë në Malin e Zi. Kjo vizitë ngeli një mister sepse nuk u publikua më asnjë detaj në lidhje nga takimet që u zhvilluan.

Edhe Partia Demokratike (PD) ende nuk e ka publikuar qëndrimin zyrtar për këtë marrëveshje që një vit më parë ishte firmosur nga Hashim Thaçi. Gjithashtu jo pak deputetë të PDK-së kanë folur me rezerva përkitazi me demarkacionin. Gjithashtu disa nga kjo parti kanë dalë me qëndrimin se zgjidhja e kontestit duhet kërkuar në arbitrazhin ndërkombëtar.
Në anën tjetër opozita vazhdon të jetë e palëkundur duke paralajmëruar bllokim të votimit për marrëveshjen e Demarkacionit. Në debatin e 3 gushtit që do të zhvillohet rreth temës së marrëveshjes me Malin e Zi pritet të marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj. Vlen të theksojmë që Haradinaj ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër për kundërshtimin e miratimit të demarkacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img