7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa flet për martesën e Besnikut

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur ekskluzivisht për Express me rastin e martesës së djalit të tij, Besnikut. Mustafa në këtë bisedë për Express të dhënë direkt nga dasma e djalit, ka treguar se detaje rreth kësaj dasme dhe fëmijës së tij.

“Është një përgjegjësi familjare, është një emocion i veçantë sepse po e kompleton familjen në një formë, ai po bëhet i pavarur tani, është një përgjegjësi prej krejt atyre që janë të ftuar sepse edhe dasma e ka një kënaqësi. Prandaj mendoj që është një moment lumturie”, ka thënë Mustafa.
Ai tutje ka shprehur edhe urimet më të përzemërta për djalin dhe rejën e tij.
“Uroj që të ketë jetë të mirë, harmoni me bashkëshorten e vet që të rrisin me vonë fëmijën në kushte normale në kushte të lumturisë të jenë të kënaqur”.
Mustafa në këtë bisedë për Express ka treguar po ashtu se sa nipa dhe mbesa ka dëshirë ti ketë.
“Tani i kam tre mbesa dhe dy nipa kam dëshirë të kem edhe më shumë por natyrisht varet prej dëshirës së Besnikut dhe Editës”, ka thënë kryeministri Mustafa/ Gazeta Express/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img