Site icon PrishtinaPress

Kryeministri mbledh kryebashkiakët dhe ministrat në Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Shkodër kryebashkiakët dhe ministrat.

Në fokus të diskutimeve do të jenë shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Të pranishëm në mbledhjen dy ditore janë edhe disa kryebashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të tillë si kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Hilë Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe kryebashkiaku i Pukës Rrok Doda.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30.

Exit mobile version