1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti viziton varret e vëllezërve Bytyqi në New York: Ata janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës së fundit në Kosovë.

Ai tha se vëllezërit Bytyqi u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999.

Ai theksoi se kanë kërkuar drejtësi për këtë rast bashkë me autoritetet amerikane.

“Thirrjet tona bashkë me ato të shtetit amerikan, kanë qenë pareshtur të zëshme në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe zbardhjes së krimit. Në New York, vizituam varrezat e tyre, aty ku kujtimi për ta, është rikujtim për drejtësinë që ende mungon”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

Postimi I plotë:

Vitet kalojnë, por pandëshkueshmëria dhe dhimbja për krimet e 25 vjetëve më parë të Serbisë në Kosovë, ende vazhdon. Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, të cilët ishin shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, u vranë nga aparati shtetëror gjenocidal serb në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës.

Trupat e tre vëllezërve u zbuluan dy vjet më vonë, në një varrezë masive në Petrovo Sello, në Serbi, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit dhe gatishmërisë së shtetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e bëra dhe për të sjellë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

Thirrjet tona bashkë me ato të shtetit amerikan, kanë qenë pareshtur të zëshme në kërkim të vendosjes së drejtësisë dhe zbardhjes së krimit. Në New York, vizituam varrezat e tyre, aty ku kujtimi për ta, është rikujtim për drejtësinë që ende mungon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img