0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut

Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin zyrtar nga Kosova dhe ambasadorin e Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, vizitoi Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut dhe vendosi kurorë me lule në nderim të veprës dhe jetës tij. 

“Mustafa Kemal Atatürku është njëri nga liderët më të mëdhenj dhe historik të botës. Në kohë dhe rrethana shumë të vështira, ai arriti të bëjë të dyja: mbrojti popullin dhe themeloi Republikën. Një shembull që duhet të studiohet dhe mësohet, për të respektuar të kaluarën dhe të shpresohet për të ardhmen”, shkroi kryeministri Kurti në librin e përshtypjeve. 

Kryeministri Kurti sot po ashtu takon edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Ndërkaq të hënën, do të zhvillohet forumi i parë ekonomik i bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, në të cilin krahas kryeministrit marrin pjesë edhe një delegacion i gjerë qeveritar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img