Site icon PrishtinaPress

Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën e PES

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë.

Atje do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” (We stand together – for our Europe).

Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.

Exit mobile version