Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Nuno Queiros.
Diskutuan rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit. Në mesin e tyre, rreth strategjisë kundër korrupsionit, si një instrument që paraqet vizionin e qeverisë në luftimin e tij e që mbështetet dhe nga UNDP.
Çështje tjetër e bisedës ishte dhe ajo e fondit të ekselencës, si një njësi e veçantë e ekspertizës, e cila financohet nga qeveria dhe menaxhohet nga UNDP.
Kryeministri Kurti e falënderoi z. Queiros për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë, i cili përveç çështjeve të lartcekura ndër të tjerash përfshin edhe fushën e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe drejtësisë tranzicionale.