Site icon PrishtinaPress

Kryeministri Kurti takohet me Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans

Në Davos të Zvicrës, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror, dita nisi me takimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe  me Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans.

Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kryeministri Kurti i shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj shtetit të Kosovës.

Kryeministri mes të tjerash theksoi  të arriturat e qeverisë përgjatë këtyre tre viteve të fundit.

“Kurti e informoi Këshilltarin Federal Jans mbi procesin e Vetingut dhe mbi Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ndër bisedat e këtij takimi ishte  edhe  për situatën e sigurisë në rajon, për sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë, për përpjekjet tona për integrimin e komunitetit serb dhe të drejtat e tyre politike pluraliste, demokratike dhe sociale”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, për potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës nga Kosova në Zvicër dhe kontributi i tyre në shoqëri u vlerësua nga Këshilltari Federal Jans. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti theksoi dhe ndikimin pozitiv të diasporës për Kosovën dhe suksesin e tyre në fushat në të cilat operojnë.

Exit mobile version