Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime të prekurve nga përmbytjet në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Anadolu.
Kryeministri Kurti në rrjetet sociale tha se Kosova është e gatshme të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mund ta bëjë.
“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë. Ne qëndrojmë me ju në këto momente të vështira dhe jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në çfarëdo mënyre që mundemi”, shkroi Kurti.
“Republika e Kosovës është me ju”, shtoi Kurti në gjuhën boshnjake.
Të paktën 18 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë e Hercegovinë, në zonat e Jabllanicës dhe Fojnicës.
Qeveria e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Federata e Bosnjë e Hercegovinës (FBeH), në një seancë urgjente mori vendim për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në territorin e FBeH-së për shkak të përmbytjeve katastrofike dhe rrëshqitjeve të dheut.