1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti: Shifrat tregojnë se jemi në rrugën e duhur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka bërë investime ne fushën e ekonomisë dhe se organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar përparimin e Kosovës në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kurti ka folur në konferencën e Forumit Ekonomik të Vjenës nga ku ka theksuar se Kosova shikon përpara të ardhmes së gjelbër.

Ai përmendi edhe marrëveshjen me FMN-në, e cila do të përdoret për energjinë e riprodhueshme.

Marrëveshja e fundit me FMN-në na jep 80 milionë euro fillestare për ndërtimin e kondensatorëve të energjisë së rinovueshme dhe diellore me mundësinë e 80 milionëve të tjerë dhe në strategjinë tonë energjetike 2022-2031 parashikojmë për më pak se 10 vjet më shumë se 1300 megabit të prodhuar nga energjitë e rinovueshme. Po krijojmë gjithashtu fondet e para sovrane të pasurisë së vendit tonë”, ka thënë ai.

Kurse, Elena Kirtcheva, anëtare e bordit dhe sekretare e përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës, tha se qëllimi kryesor forumit është konsolidimi i rajonit, i cili, siç tha ajo, ka nevojë për Evropën, por edhe i nevojitet asaj.

“Ne duhet të shohim përpara duke pasur prioritet konsolidimin e rajonit. Ky është qëllimi kryesor i një forumi ekonomik, që të ketë konsolidimin sepse rajoni ka nevojë për Evropën, por më lejoni të them që Evropa ka nevojë për rajonin gjithashtu”, është shprehur Kirtcheva.

Edhe Victor Jackovich, kryetar i Forumit Ekonomik të Vjenës, tha se Kosova është pjesë integrale e Evropës, teksa konsideroi se ka edhe një ekonomi të gjallë.

Ndërsa për sfidat, Jackovich tha se Kosova ka edhe presione nga jashtë por se beson se do t’i kapërcejë ato.

“Sot ju keni një ekonomi të gjallë, një shtet funksional, një popullatë shumë të talentuar dhe një qeveri të mençur. Ka shumë sfida që përballeni, edhe presione do të thosha prej shumë vendeve të ndryshme, nga Uashingtoni, nga Brukseli, nga Beogradi, nga kudo. Ndoshta ky është fati i një shteti të vogël. Sepse ju keni një demokraci dhe sepse keni mbështetjen e popullit tuaj dhe një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike, ju jeni në gjendje t’i përballoni këto sfida dhe t’i kapërceni ato dhe është në këtë mjedis Forumi Ekonomik i Vjenës do të vazhdojë”, tha ai.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se energjia e ripërtëritshme është epoka ku investimet në Kosovë mund të kenë ndikim të madh. Kosova, tha ai, po bën përparim në këtë fushë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img