2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti priti në takim këngëtarët e mirënjohur nga Shqipëria

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria: Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu.

Ky i fundit u kthye në Kosovë pas plot 45 vitesh.

Ata mbrëmë, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Kryeministri Kurti falënderoi këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare, përmes këngës si brenda po ashtu edhe jashtë vendit.

Në takim, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe Këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img