4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti: Masat e sigurisë ndaj Serbisë s’mund t’i heqim, terroristët po veprojnë të lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media në Shkup, pas takimit në kuadër të Samitit të BE-së për planin për rritje ekonomike, ka bërë të ditur se Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë, por vetëm masa të sigurisë për shkak të kërcënimit që i ka bërë gjatë vitit të kaluar.

Duke folur për këto masa, Kurti ka theksuar se nuk mund të hiqen derisa terroristët që kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të veprojnë të lirë në Serbi.

“Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, por ne kemi masa të sigurisë, për shkak se në vitin 2023 posa e kemi lënë pas, tri herë kemi pasur konfiskime, sekuestrime masive të armatimit dhe municionit në veri të Kosovës, përkatësisht me data 23 qershor, 5 shtator dhe 24 shtator, kur e vranë rreshterin e Policisë, heroin Afrim Bujnakun.

I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se grupi paramilitar që e kreu sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi, me në krye Millan Radojçiq, natyrisht masa e sigurisë së Kosovës janë të domosdoshme.

Masa e sigurisë ne nuk mund t’i heqim përderisa e kemi atë grup paramilitar terrorist që vepron i lirë.”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se procesi i anëtarësimit në BE duhet të ndahet me çështjen e normalizimit të raporteve me Serbinë,  pasi shteti serb “nuk e ka në qejf shumë as BE-në e as perëndimin”.

“Ne jemi të qëndrimit që duhet të ndahet procesi i anëtarësimit në BE me çështjen e normalizimit të raporteve me Serbinë. Duhet të na kuptojnë që nuk e kemi të lehteë normalizimin e raporteve me një shtet në të cilin vetëm 35% e popullatës janë për anëtarësim në BE”, ka shtuar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img