Site icon PrishtinaPress

Kryeministri Kurti i shpjegon profesorit amerikan për vendin ku u kapën tre policët

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë ditës ka qëndruar në Forumin e Prespës ku ka pasur takime dhe diskutime rreth zhvillimeve të fundit në Veri.

Një takim me të e ka pasur edhe profesori Edward P. Jooseph, i cili ka publikuar një fotografi ku Kurti shihet duke i shpjeguar, me gjasë për hartën që e ka prezantuar edhe në konferencë për media, rreth vendndodhjes të kapjes së tre policëve kosovarë të cilëve sot Gjykata në Kralevë ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Takim i paçmueshëm têtê -â têtê me Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Shumë mirë të kesh nga dora e parë perspektivën mbi krizën” ka shkruar Joseph.

Exit mobile version