9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti ftoi kryetarët e komunave në Veri të heqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga

Kryeministri Albin Kurti sot tha se është njoftuar që pengesat në rrugë që dërgojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe i ftoi kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga.

Ai ftoi edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga bllokimi i rrugës, pasi tha se ata e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre.

Kurti u shpreh se reciprociteti për targa ndaj Serbisë është masë e barabartë me atë që Serbia e bënë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri shtoi se nuk synojnë të gjurmojmë në secilën veturë që mund të mos i ketë targat e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, të hënën ka vendosur masë reciprociteti ndaj Serbisë për targat e automjeteve. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img