Kryeministri Albin Kurti, e ka vizituar “Panairin e Rinisë”, raporton Ekonomia Online. Ai ka vizituar të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në Panair.
Panairi u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të Rinisë 2023, në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë.

