Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në Krushë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me këtë rast ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.
Kujtojmë se më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën./PrishtinaPress/