5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Kurti bashkëbisedoi virtualisht me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, një mbështetëse e palëkundur e vendit dhe pavarësisë sonë.

Znj. Calmy-Rey, e cila përveçse gruaja e dytë presidente e Zvicrës, më parë ka shërbyer edhe si Ministre e Punëve të Jashtme, ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.

Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve. Ai theksoi gjithashtu se tri vitet e fundit kanë shënuar përparime të mëdha në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë.

Çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ky hap është thelbësor për promovimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img