2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i Spanjës për puthjen në buzë: Lojtaret spanjolle i dhanë mësim botës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pohoi mbështetjen e tij për lojtaret spanjolle, të cilat “fituan dy herë”, në fushë por edhe duke dhënë “një leksion barazie për botën”.

Sanchez ka thënë të shtunën se lojtaret e Spanjës i kishin dhënë “një mësim botës” duke hyrë në grevë pas rastit së puthjes në buzë dhe refuzimit për të dhënë dorëheqjen nga shefi i tyre tashmë i pezulluar Luis Rubiales.

“Lojtarët tanë kanë fituar dy herë: një herë në fushë, dhe më pas duke i dhënë botës një mësim, një leksion për barazinë mes burrave dhe grave”, tha Sanchez gjatë një fjalimi në Malaga, duke përshëndetur vendimin e 23 kampionëve të botës.

Përndryshe, Rubiales u temë botërore kur e puthi në buzë lojtaren spanjolle Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Kampionatin Botëror të futbollit në konkurrencën e femrave.

Kjo shkaktoi një valë të madhe të reagimeve kudo në botë, duke u kërkuar dorëheqja e shefit të futbollit të Spanjës.

Ndërkohë, ai ka refuzuar të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Derisa, disa lojtarë edhe në konkurrencën e burrave kanë refuzuar të luajnë për “Furinë e kuqe”, për sa kohë është në detyrë Rubiales.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img