ryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë Republikën e Kosovës.
Fillimisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Kryeministri Markoviq do te pritet nga Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.
Me pas Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj organizon pritje me nderime shtetërore para ndërteses see Qeverisë për kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Vizita e Markoviqit u anulua javën e kaluar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.
Në takim pritet veçanërisht të diskutohet për çështjen ende të pazgjidhur të demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi.