0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i Malajzisë uron Kurtin, i shpreh gatishmërinë për forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë urime nga kryeministri i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.

“Në emër të tij dhe Qeverisë së Malajzisë, kryeministri Yassin i ka shprehur Kryeministrit Kurti përgëzimet dhe urimet më të përzemërta për emërimin e tij”, thuhet në njoftimin për media.

Meqenëse viti 2021 shënon 10-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Kosovës dhe Malajzisë, kryeministri Yassin theksoi gatishmërinë që të dy vendet të punojnë ngushtë për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet ekzistuese dypalëshe

“Le t’i bashkojmë përpjekjet tona për ta frenuar dhe zhdukur pandeminë më vdekjeprurëse të shekullit XXI dhe të shpresojmë që normaliteti do të kthehet së shpejti në jetën tonë të përditshme”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Malajzisë. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img