Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që ka nisur dje në Gjenevë (24-28 tetor ) ku shqiptarët nga ballkani po përfaqësohen denjësisht nga lidere dhe personalitete nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po msarrin opjese edhe shume lidere nga ballkani dhe vendet tjera boterore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Me rastin e sesionit treditor të 20-të vjetor të Forumit Crans Montana që po mbahet në Gjenevë (Zvicër) ne mesin e shume perosnalieteve boterore e perfaqesues te oganizatave nderkombëtare po merr pjese edhe kryeministri i Lesothos dr. Motsoahae Thomas Thabane.
Ne diten e dyte, pas fjalimi te tij krymenistrit Losothos eshte rrethuar nga gezetaret zviceran dhe te huaj te cilit i bene shume pyetje, nje nga pyetjet e tyre ishte edhe ajo per Kosovën.
I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” reeth mardhenive mes Kosôves dhe vendit te tij, njeriu numer nje qeverise se Losothos dr.Motsoahae Thabane eshte pergjigjur se “marëdheniet mes vendit tim dhe Kosove jane shume të mira, cka ne te ardhmen mendojme te intensifikiojme bashkëpunimin.”
Se si i komenton disa shkrime dhe dekleratat ne disa media ne ballkan se gjoja vendi juaj e ka terhequr njohjen e Kosovës? kesaj pyetje kryeministri i Lesothos tha duke qeshur “une tash po degjoj këtë. Pamvaresisht se kush ka shkruar apo deklaruar, janë spekulime, kjo nuk qendron.Ne e kemi njohur shtetin e Kosovës dhe kete qendrim nuk e kemi ndermend ta ndryshojmë, perkundrazi do ta zhgjerojme bashkepunimin mes dy shteteve..” ka thëne ne fund për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kryeministri i Lesothos dr.Motsoahae Thomas Thabane.
Do perkujtuar se minsitri i jashtem i Kosovës z.Behgjet Pacolli i cili po ndjek punimet e forumit Crans Montana ketu ne Gjenevë po zhvillon nje aktivitet te dendur politik dhe diplomatik me ministra e kryeministra te vendeve te ndryshme boterore, sidomos atyre afrikane, qe kanë njohur apo hezitojne ta njohin Kosovës. Interesim i mediave zvicerane dhe boterore per te biseduar me ministrin kosovar ishte i madh. Formumin Crans Montana po e ndjekin edhe perfaqesue nga Shqiperia Dr.Sali Berisha ish-president e ish-kryeminister si dhe nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu.