Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Përmes një postimi në Twitter, Plenkoviq ka thënë se Kroacia është e gatshme ta ndihmoj Kosovën në rrugën e nisur.
“Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate”, ka shkruar ai.