2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i Kroacisë: Kosova dhe Serbia ta arrijnë marrëveshjen

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot ka vizituar Kosovën. Ai ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai  tha se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një mënyrë për ta arritur marrëveshjen.

“Të gjejnë mënyrën e vazhdimit të dialogut, respektimin e marrëveshjeve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë”, është shprehur Plenkoviq.

Plenkoviq, theksoi se shteti i tij është partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian dhe liberalizimit të vizave.

Ai deklaroi se të dy vendet do të angazhohen për bashkëpunim ushtarak.

I pyetur se a duhet Serbia të shkojë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka theksuar se në fund duhet të vijë edhe deri pika e njohjes reciproke Prishtinë-Beograd.

Tutje, Plenkoviq është shprehur se e përkrahin tërësinë territoriale të Kosovës, por edhe njohjen me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img