Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për rastin kur Ekipi Kosovar i Boksit është penguar që të hyjë në Serbi.
“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit e jo në kufi”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ai një veprim të tillë e ka cilësuar shkelje ndërkombëtare në normat e sportit.
Tri herë Ekipi Kosovar i Boksit është përpjekur të hy në Serbi për të qenë pjesë e garës në këtë sport.
Ata janë penguar për shkak të simboleve shtetërore.