0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i Australisë e quan ‘heroinë’ oficeren që e qëlloi për vdekje sulmuesin e Sidneit

Një oficere policie australiane është cilësuar si një heroinë nga kryeministri i vendit, pasi ajo u përball dhe qëlloi për vdekje një burrë që goditi për vdekje gjashtë persona në një qendër tregtare të Sidneit.

“Nuk ka dyshim se ajo shpëtoi jetë”, tha kryeministri Anthony Albanese, duke e quajtur sulmin e së shtunës “një akt të tmerrshëm dhune”.

Policia përshkroi se si oficerja që s’është identifikuar e gjurmoi me guxim sulmuesin përmes qendrës tregtare, e sfidoi atë dhe e qëlloi për vdekje pasi ai ngriti thikën drejt saj, raporton BBC.

“Një burrë hyri në Westfield në Bondi Junction… ndërsa lëvizte nëpër qendër ajo u angazhua me rreth nëntë njerëz”, tha Anthony Cooke, ndihmës komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor.

“Derisa ajo vazhdoi të ecte me shpejtësi prapa për ta arritur atë [sulmuesin], ai u kthye drejt saj, ia drejtoi një thikë, ajo gjuajti me një armë zjarri dhe ai person tani ka vdekur”.

Një blerës, i cili nuk u identifikua, përshkroi gjithashtu momentin kur oficerja u përball me sulmuesin.

“Ai sapo filloi të vinte drejt nesh dhe gjithçka që dëgjova ishte ‘uleni poshtë’ dhe më pas ajo e qëlloi atë”, tha ai për ABC New Australia.

“Por ne nuk kishim asnjë dyshim, nëse ajo nuk e qëllonte, ai do të kishte vazhduar. Ai ishte i tërbuar.

Tetë persona të plagosur, përfshirë një nëntë muajsh, janë në spital. Foshnja po operohet dhe nëna e saj besohet të jetë në mesin e të vdekurve, sipas mediave lokale. Policia ka konfirmuar se pesë nga gjashtë të vrarët në sulm ishin gra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img