Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) do të zhvillojë një takim të Këshillit Drejtues gjatë ditës. Deputeti i kësaj partie Gazmend Syla ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi për koalicionin qeverisës, si dhe takimi i fundit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.
Ai e ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se mund të shkarkohet qysh nesër nëse nuk merret parasyshë AAK-ja, si partner qeverisës.
Syla i ka bërë thirrje Hotit të e respektoj AAK-në dhe të tregoj transparencë edhe në Kuvendin e Kosovës.“Ai duhet të e respektoj partnerin e koalicionit në këtë rast Aleancën, edhe raportimin në Kuvend duhet ta bëjë, është obligim i kryeministrit me na tregu. Besoj që do e bëjë edhe vet pa pasur nevojë ne me mbledhur nënshkrime me e ftu me raportu, tash po e presim edhe reagimin e tij”, ka thënë ai.