Site icon PrishtinaPress

Kryeministri heq maskën e fytyrës, thotë se Mali i Zi bëhet vendi i parë “pa coronavirus”

Kryeministri i Malit të Zi të hënën shpalli vendin “pa coronavirus” – një lëvizje kjo vitale për industrinë e tij të turizmit – 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditë pa asnjë të tillë.

Ndryshe, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 dhe nëntë vdekje.

“Beteja me një virus kaq të egër është fituar dhe Mali i Zi tani bëhet vendi i parë pa coronavirus në Evropë”, citohet të ketë thënë kryeministri Dushko Markoviq.

Exit mobile version