Site icon PrishtinaPress

Kryeministri Haradinaj viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët e fesë islame

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit me bashkëpunëtorë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në fjalën e tij para mediave, kryeministri Haradinaj tha se sot ka nderin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të urojë myftiun Naim Tërnava, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës me gjithë kolegët e BIK-ut por edhe të gjithë besimtarët e Kosovës, bashkëkombësit, dhe të gjithë ata që festojnë sot festën e Bajramit, Fitër Bajramin.

“E vërtetë është që gjatë muajit të Ramazanit kemi pasur rastin të kemi qenë në disa raste bashkë për të përjetuar edhe një ndjenjë të një solidaritetit dhe respektit të ndërsjell dhe sot ne jemi të gëzuar të gjithë së bashku, urime më të mirat për shqiptarët e Kosovës”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se detyrë e institucioneve të Kosovës, është po ashtu që qytetarëve të vendit t’ua mundësojë lirinë e besimit, me të drejtën që ua jep kushtetuta e ligji dhe zbatimin e besimit në bazë të bindjeve të tyre.

Exit mobile version