Site icon PrishtinaPress

Kryeministri Haradinaj liron nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka liruar Sylejman Selimin nga detyra e këshilltarit politik.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Selimin e kishte liruar nga posti i këshilltarit politik me kërkesën e tij.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falënderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Ndryshe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pati reaguar pas konfirmimit se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ishte emëruar si këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version