Site icon PrishtinaPress

Kryeministri Haradinaj feston ditëlindjen, me këto fjalë e uron bashkëshortja

Për kryeministrin Ramush Haradinaj sot është një ditë shumë e veçantë.

Ai sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 50 vjet jetë, por jo vetëm kaq, ngase për Haradinajn sot është festë e dyfishtë.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij Anita festojnë edhe 14 vjetorin e martesës, gjë të cilën e bëri të ditur vetë Anita.

Përmes rrjeteve sociale, ajo uroi bashkëshortin me fjalët më të ëmbla, ndërsa urimit ia shtoi edhe një imazh.

“Historite tona veshtire se mund t’i kuptosh nese nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15vjet bashke dhe sot festojme dy festa, sot kur ne jemi me shume se familje, me shume se te dashur, me shume se çift, sot jemi une ti dhe tre femije!!! Sot ne mos asgje perfaqesojme shume dashuri brenda botes tone te vogel me te mirat dhe te keqijat qe dashuria i ngerthen ne vehte!!! Gezuar Ramush Haradinaj!! Te duam shume Gjini, Hana, Trimi e une edhe ma shume!!! P.s vazhdoj me mendu qe jom ende dhurata ma e mire qe najhere e ke marre per ditelindje!! Perveq Ditelindjes, Gezuar edhe 15 vjet martese ( veshtire boll ama pune qefi burre ????)”, ka qenë urimi i Anitës.

Exit mobile version