1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Haradinaj: Bekim Jashari sjell një shkollë të re qeverisëse

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj, vizitoi Komunën e Skenderajt, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë, duke u njoftuar nga afër për të gjitha aspektet zhvillimore të kësaj komune.

Duke pasur parasysh kontributin dhënë për lirinë e atdheut dhe veprën heroike, flijimin heroik e legjendar të familjes Jashari,  kryeministri tha se obligohemi të gjithë për këtë komunë.

“Përgëzoj kryetarin Jashari për një shkollë të re qeverisëse, që vërtet është një shkollë që i dedikohet temave zhvillimore të Komunës dhe qytetarëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se me kryetarin Jashari diskutuan për shumë projekte të kësaj komune, si  Shtëpinë e Kulturës, Palestrën Sportive, ujin e pijshëm dhe Parkun e Biznesit.

Kryeministri tha se marrëdhëniet Komunë – Qeveri do të  kalojnë në nivel të ri, duke ftuar kryetarin me qeverinë e tij komunale që të zhvillojnë një takim në mbledhjen e Qeverisë së vendit për të paraqitur projektet, shqetësimet e ndryshme që e preokupojnë Komunën e Skenderajt.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari,  falënderoi kryeministrin Hardinaj për mbështetjen që po i jep kësaj komune, por edhe gjitha komunave të Kosovës.

Qeveria në bashkëpunim me Komunëne Skenderajt, do të bëjë zhvendosjen e trupave të dëshmorëve nga fshati Polac në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në fshatin Marinë të Skenderajt, bartjen e të cilave do ta bëjë FSK-ja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img