4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri grek nuk e fton Ramën, Salihu: Nuk duhej të shkonte as Kurti

Mediat në Shqipëri dhe në Greqi kanë aluduar se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është ftuar në takimin joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, për shkak të konfliktit të tij me Athinën zyrtare, pas arrestimit për vjedhje votash të kryetarit të Himarës, Fredi Beleri, që është minoritar grek në Shqipëri.

Opinionisti Fitim Salihu thotë se Rama nuk u ftua nga kryeministri grek, për “inate nacionaliste”. Sipas tij, as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është dashur ta pranojë ftesën për darkën joformale, pasi Mitsotakis, “mban hatërmbetje shoviniste me Shqipërinë”.

Salihu rikujton se Kurti në korrik refuzoi të marrë pjesë në një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, që e thirri Rama në Tiranë.

Postimi i plotë:

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis ka vendosur t’i thërras sonte në Athinë krerët e rajonit. Por, për inate nacionaliste nuk e ka ftuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Micotakisi e ka përdorur si alibi për hatërmbetjen e tij arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Belerit, i kapur në flagrancë duke blerë vota pak ditë para zgjedhjeve të fundit vendore. Por, blerjen e votës, Greqia po e maskon me cenimin e të drejtave të minoritetit grek.

Për më tepër, Fredi Beleri është i njohur për deklaratat e tij të fundit për “helenizimin e Himarës”. Po ashtu, ai ishte arrestuar më 1995 për sulmin e paramilitarëve vorioepirotë kundër postës kufitare të Ushtrisë shqiptare në fshatin Peshkëpi të Gjirokastrës në prill 1994.

Këtij invazioni ndaj sovranitetit shqiptar i kishte paraprirë dëbimi i mijëra emigrantëve shqiptarë që punonin në Greqi në verën e vitit 1993, në kohën e premiershipit të kryeministrit Konstandinos Micotakis, babait të kryeministrit të sotëm grek Kiriakos Micotakis.

Në darkën e sontme joformale në Athinë, ku nuk është ftuar Edi Rama, janë ftuar ndër të tjera edhe Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi. Kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të shkonte në Athinë për sa kohë Micotakisi mban hatërmbetje shoviniste me Shqipërinë.

Fundja, ta refuzosh takimin me Ramën në Tiranë dhe ta pranosh takimin me Micotakisin në Athinë, në rastin më të mirë është hipokrizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img