1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri godet Anton Qunin, shfuqizon një vendim të paligjshëm të kohës së tij

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë ka shfuqizuar një vendim të qeverisë së kaluar.

Vendimi i qershorit të vitit 2019 ka të bëjë me rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, që ishte Anton Quni, në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

“Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri”, ka shkruar ai.

Kurti ka shkruar se nga 14 vendimet e marra në mbledhjen e djeshme, 4 ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img