Site icon PrishtinaPress

Kryeministri dhe Presidentja do ta takojnë sonte Sekretarin amerikan të Shtetit

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurit sot do të  priten nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Takimi me të do të ndodhë në ditën e dytë të qëndrimit të dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët udhëtuan atje për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.

Për këtë takim, Osmani ka njoftuar edhe në Twitter.

“Mezi presim takimin me Sekretarin Blinken sot për të forcuar më tej partneritetin tonë të hekurt. Krahas kryeministrit Kurti, ne do të diskutojmë për mënyrat që t’i afrojmë dy popujt dhe vendet tona në këtë kohë kyçe për demokracinë, paqen dhe sigurinë në mbarë botën”.

Takimi në Departamentin e Shtetit ndërmjet Osmanit, Kurtit dhe Blinken do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 sipas orës sonë lokale.

Exit mobile version