Vuçiq më herëtë deklaroi se në mesin e këtyre shteteve, dy prej tyre nuk e njohin Kosovën duke theksuar se ato duhet të vazhdojnë të kenë këto qëndrime.
Presidenti serb si një nga problemet kryesore në Ballkan përmendi edhe raportet Kosovë-Serbi.
Për zgjidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit foli edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov.
Ai tha se përkundër vështirësive, problemet mes dy shteteve duhet të zgjidhen.
“Ne e trajtojmë Serbinë si anëtare të BE,së mbështetja është që të zgjidhet çështja me Kosovën, e dijmë se është e dhimbshme, por kështu është më mirë për të gjithë”, deklaroi Borisov.
Në këtë takim Greqia e Rumania i dhanë përkrahje Serbisë për anëtarësim në BE.
Takimi i radhës mes tyre pritet të mbahet në Beograd.