4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri britanik falënderon mjekët që ia shpëtuan jetën, miqtë e tij thonë se ishte shumë afër vdekjes

Boris Johnson ka qenë shumë afër vdekjes, derisa po trajtohej për coronavirus, kanë bërë të ditur miqtë e tij të afërt.

Por, kryeministri britanik është shëruar dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar mjekët e spitalit kua u trajtua, se ia shpëtuan jetën, transmeton Telegrafi.

Mjekët zbuluan betejën e jashtëzakonshme, për të shpëtuar kryeministrin e goditur nga sëmundja, të cilin e kishin pritur në spital për tre ditë, para se të pranohej përfundimisht të dielën e kaluar.

Angazhimet e shumta që kishte Johnson, ka bërë që ai të mos shkonte në spital, duke bërë që gjendja e tij të rëndohej.

Gjatë kohës sa ishte në spital, ai ka pranuar edhe letra nga e dashura e tij që po ashtu është e sëmurë me coronavirus, e cila i dërgoi edhe një imazh të skanimit të fëmijës së tyre të pa lindur.

“Me rëndësi është që kryeministri ynë të shërohet në tërësi, andaj kërkojmë që ai të pushojë dhe të qetësohet, që t’i kthehet jetës normale sa më shpejtë”, ka thënë zyra e kryeministrit.

Derisa Britania e Madhe po qëndron e mbyllur, janë shënuar 9,937 të vdekur, derisa janë edhe 70,783 të infektuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img