Kryeministri bën diagnozë nga distanca: Me gjasë kushdo që ka marrë pjesë në tubimet e mbrëmshme është prekur me COVID-19

181
Advertisement

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kushdo që ka marrë pjesë nëpër qendrat në kundërshtim me vendimet e Qeverisë me gjasë është prekur nga COVID-19.

Advertisement

Nuk ka treguar nëse ka bërë ndonjë testim, matje shkencore, por ka folur me tahmin.

Lexo Edhe:
Polonia shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të tretën ditë me radhë
“Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në Fb.

Ai ka paralajmëruar se kollapsimin e sistemit shëndetësor nëse vazhdon rritja e numrit të të prekurve me koronavirusin e ri.

“Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim”, ka shkruar Hoti.

Mbrëmë, Express, ka raportuar se si në një qendër në Prizren, qindra njerëz ishin mbledhur për të pirë kafe.

Pamjet e tilla i ka komentuar edhe Shefi i Qeverisë, i cili ka marrë vendime se s’lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira të mbyllura dhe të hapura.

“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë, Hoti lëshoi akuza se Policia dhe Inspektoratet nuk po zbatojnë vendimet e Qeverisë.

Ndërsa, tash, Shefi i Ekzekutivit ka thënë se policia dhe inspektorët janë në terren por s’mund të bëjnë roje për secilin person.

“Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët”, ka shtuar ai.

Ai ka rekomanduare qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mos përshëndeten me dorë, të ruajnë distancën.

“DUHET të qëndroni në shtëpitë e juaja, në mënyrë që të ruani familjen e juaj, miqtë dhe të tjerët. DUHET të qëndroni larg turmave, të mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. DUHET të mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. DUHET të mos përshëndeteni me dorë. DUHET të mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina”, ka shkruar kryeministri.

PostAdssFotoja e reklamës