“Kur jemi tek përparimet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ne do të ndajmë opinionet tona dhe me zyrtarë tjerë evropianë. Dhe në këtë kontekst, do të flasim për Asociacionin e Komunave serbe, se kur dhe ku duhet bërë”, deklaroi Michel.
Michel deklaroi se ai ka folur me presidentin serb “ për veprime të mundshme, dhe për ide të ndryshme, bashkarisht me Serbinë”.
“Ne do të flasim edhe me akterët tjerë evropianë mbi veprimin më aktiv dhe gjetjen e një zgjidhje sa më të pranueshme për të dy palët”, përfundoi ai.