0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Albin Kurti ftohet si dëshmitar

Dragisha Milenkoviq po akuzohet se në cilësinë e gardianit në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, ka torturuar çnjerëzisht të burgosurit.

Ai u deklarua i pafajshëm derisa avokati i tij, Dejan Vasiq, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar pasi thotë se e njeh të akuzuarin. 

“Kam dërgu propozim përmes parashtresës për dëgjim të dëshmitarit Albin Kurti në Prokurori dhe Gjykatë. Albin Kurti e njeh të pandehurin dhe e di shumë mirë sjelljen dhe veprimet e tij ndaj të burgosurve të atij burgu”, tha avokati Vasiq, shkruan Betimi për Drejtësi.

Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Ljubomir Çimburoviç, ish-drejtor i Burgut të Qarkut në Prishtinë, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa të ujit, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke iu shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img