Zyra e kryeministrit ka treguar për agjedën e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, i cili të martën e pret në Prishtinë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksenburgut, Xavier Bettel.
Kurti ata do t’i pres në aeroport në ora 07:55, dy kryeministrat e shteteve evropiane që nisin serinë e takimeve në Kosovë, pas vizitës së sot e kishin në Beograd.
Temë kryesore pritet të jetë situata në Veri të Kosovës.
Në ora 09:20 do të ketë takim të Kurtit me dy kryeminsitrat.
Më pas në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.