Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u ka propozuar një takim Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, Albin Kurti për t’u sqaruar.
Ahmeti ka thënë se nuk jemi popull i madh që të hasmërohemi në mes veti.
“Një Stadium, dy kate. Një takim o mirë me bo ju dy kryeministrat me u sqaru ose shpjegu mospajtimet mes dy njerëzve se nuk jena shumë që mu hasmu. Edhe ky hasmim nuk na duhet tani”, ka shkruar ai.
Një Stadium, dy kate.
Një takim o mirë me bo ju dy kryeministrat me u sqaru ose shpjegu mospajtimet mes dy njerëzve se nuk jena shumë që mu hasmu. Edhe ky hasmim nuk na duhet tani. pic.twitter.com/FMxtCZJ6Mc— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 14, 2023