4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen në Londër, flasin edhe për luftimin e korrupsionit

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar  se fokusi i këtij Samiti, që do të mbahet nesër, do të jetë siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi politik. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ai i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.

Nesër pritet të takohen kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Samitin e Londrës, i cili mbahet në kuadër të “Procesit të Berlinit”. 

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se fokusi i këtij Samiti do të jenë siguria, ekonomia dhe bashkëpunimi politik.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ai i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka konfirmuar se më datën 10 korrik kryeministrja britanike Theresa May do ta presë Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër si një shenjë e angazhimit të gjatë të këtij shteti në rajon dhe në sigurinë evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img