1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryemanipuluesi që ndihmoi në krijimin e Rusisë së re të Putinit

Në kaosin e “shtetit të pretendimeve” [jazz state], të sunduar në mënyrë të rastësishme nga Vladimir Putini, Gleb Pavlovsky – propaganduesi [spin doktor] që ndihmoi në ndërtimin e imazhit maço të presidentit rus – ishte pjesa e ritmit të ansamblit që ndiqte maestron teksa ai e improvizonte një komb të ri.

“Ishte një tastierë e madhe dhe e kisha ndjenjën se po interpretoja”, reflektoi Pavlovsky në vitin 2017, i cili vdiq [më 23 shkurt 2023] në moshën 71-vjeçare. Megjithatë, kur Putini zhytej më thellë në paranojë, gradualisht e kuptonte se krijesa e tij po bënte jetë të pavarur.

Si një nga arkitektët e Rusisë së re, Pavlovsky u bë udhërrëfyes i domosdoshëm i saj në dekadën që pasoi shkarkimin e tij nga Kremlini më 2011 – e kundërshtoi planin e Putinit për t’u kthyer si president, në vendin që kishte Dmitry Medvedevi më liberal. Duke vështruar nga margjinat teksa Putini e shpërbënte shoqërinë civile të Rusisë dhe bindej se Perëndimi armiqësor ishte i prirë që ta shkatërrojë atë – proces që vitin e kaluar kulmoi me pushtimin e Ukrainës – Pavlovsky e kishte të vështirë të pajtohej me fajin e vet.

“[Puna] është si me ata që punojnë në projektimin e një arme”, tha ai. “Këto armë mund të përfundojnë në duar të gabuara ose të përdoren në mënyrën e gabuar. A je përgjegjës, sepse ti e ke bërë armën”?

I lindur në vitin 1951 në Odesë, atëbotë në një si kamp perandorak – kryesisht me rusisht-folës në Detin e Zi, në Ukrainën sovjetike – vitet e formimit të Pavlovskyt u skalitën nga literatura e ndaluar në samizdat: me dorëshkrimet e shkruara me dorë dhe me transmetimet e radios perëndimore. Në universitet u bashkua me një grup që turistëve u shiste punime artizanale prej druri dhe i shpenzoi të ardhurat për librat e ndaluar. Kjo e çoi Pavlovskyn nën vëzhgimin e KGB-së [shërbimi sekret] që kërkoi që ai të jepte informata për udhëheqësin e grupit. Pavlovsky e dha një deklaratë, por e tërhoqi gjatë gjyqit dhe më pas u transferua në Moskë për ta redaktuar revistën Searches.

Gjatë gjykimit të një kolegu të tij redaktor, në “krizën e të çmendurit” e theu dritaren e gjykatës me një tullë dhe e theu këmbën duke ikur nëpër çati. I arrestuar për “aktivitet anti-sovjetik” më 1982, Pavlovsky tashmë i zhgënjyer u deklarua fajtor – tabu për të burgosurit politikë – dhe dha dëshmi kundër miqve. Heqja dorë nga pikëpamjet disidente ia dha një dënim relativisht të lehtë: tre vjet “mërgim të brendshëm” në Komi, një rajon ky i largët që shtrihet në Qarkun Arktik. E përshkroi atë]si “vuajtje mendore”.

Pasi Bashkimi Sovjetik u shemb më 1991, Pavlovsky u bë yll prej “teknologut politik”. Propaganduesit e Kremlinit përqafuan konceptet amerikane – si sondazhet, reklamat politike dhe fushatat me ndjeshmëri postmoderne dhe me truke të pista të KGB-së.

I financuar nga oligarkët, Pavlovsky më 1996 ndihmoi në organizimin e fushatës së zgjatur të rizgjedhjes së presidentit të sëmurë dhe jopopullor Boris Yeltsin, dhe më pas iu drejtua gjetjes së pasuesit. Grupet e fokusit thanë se donin një lider të stilit të Max Otto von Stierlitzit – të spiunit sovjetik që sipas serisë klasike televizive sovjetike, 17 Moments of Spring, u fut thellë në hierarkinë naziste.

Pavlovsky dhe burokratët e Kremlinit menduan se tek Putini e kishin gjetur atë njeri, meqë ai vetë ishte ish-oficer i KGB-së. Një i panjohur rezultoi të jetë figura ideale të cilën Pavlovsky do ta vendosë në qendër të asaj që e quajti “shumica e Putinit” – njerëz që mendonin se ishin lënë jashtë festës së dehjes [bakanal] kapitaliste të viteve 1990. Pas fitores dërrmuese në vitin 2000, Pavlovsky punoi me Vladislav Surkovin, me promotorin politik të Putinit, për ta ndërtuar “demokracinë e menaxhuar” – një sistem të politikës false ku edhe partitë opozitare drejtoheshin nga Kremlini.

Luajti rol kryesor në përpjekjet e Rusisë për ta eksportuar këtë sistem gjatë përpjekjes të furishme dhe të dështuar nga Kremlini për ta zgjedhur – më 2004 – një kandidat pro-Moskës në Ukrainë. Pavlovsky më pas u bë personazh në dramën imagjinare televizive të politikës ruse, duke organizuar një emision debati (të quajtur me ironi “Politika reale”) në një kanal shtetëror. “Gjithçka që shihni – imazhi se Putini vendosë për gjithçka në vend – jemi ne ata që kemi ndërtuar”, tha ai më 2018.

Kur Putini lëshon vendin për Medvedevin në vitin 2008, Pavlovsky ndihmoi në ndërtimin e imazhit të një presidenti më të ri, me fytyrë të freskët dhe më liberale – edhe pse Putini si kryeministër i merrte vendimet. Por, kur Putin vendosi ta organizonte rikthimin e vet, nuk mundi të durojë më. “Nuk doja që presidenca e tij të bëhet karikaturë e vetvetes. Duhej të largohesha”, tha Pavlovsky më vonë.

Në vitet e tij të shkreta, duke e parë rrahjen delirante të daulleve propagandës në TV, Pavlovsky kuptoi se problemet e Rusisë shtriheshin më thellë sesa personaliteti i Putinit dhe ai u ankua për rolin që kishte në gjithë këtë.

“Ai nuk është thjesht një lider i sistemit, por një mutant”, tha ai për FT në ditën kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës. “Sistemi i tërheq të gjithë. Putini si gjithçka tjetër është po aq viktimë e sistemit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img