Site icon PrishtinaPress

Kryefamiljari nga Skenderaj kërkon ndihmë për strehim pasi iu dogj shtëpia: Edhe sonte ia bëjm disi, urojmë të na ndihmojë Zoti

shtëpisë e cila natën e kaluar u kaplua nga zjarri.

Kryefamiljari Driton Shatri, nga fshati Llaushë e Skënderajit, mes emocioneve ka rrëfyer se si e përjetoi lajmin për djegien e shtëpisë.

Ai dyshon që rryma elektrike të jetë shkaktari kryesor gjersa ka kërkuar ndihmë për vendstrehim.

“Mbrëmë rreth orës 9:20, e kam dërguar bashkëshorten në spital. Kemi dalur mirë, shporet të rrymës a diçka tjetër nuk ka pasur. E kam dërguar në spital, e përfunduam…! Duke u nisur për në shtëpi më ka telefonuar vëllau dhe më tha “Driton hajde se u kall shpia”, thirri zjarrëfiksat”.

Kam ardhur dhe e pash shtëpia flakë dhe duke u djegur… Zjarrëfiksat nuk janë vonuar shumë, por flaka ka kapluar në të gjithë anët nuk ka pasur shancë që ta shuajnë..Nuk kemi arritur të shpetojmë asgjë nga shtëpia…Shkaktari kryesor mendoj që ka qenë instalimi i rrymës në shtëpi, kam pasur probleme dhe para dy viteve mirëpo e kam rregulluar vetë”, ka potencuar ai.

Shatri tha se akoma nuk ka marrë ndihmë nga komuna, derisa shtoi se vetë është i papunë dhe jeton vetëm me social.

“Kanë qenë nga komuna, mirëpo kryetari jo. Më thanë me shku tek kryetari dhe çfarëdo që thonë komuna, të ndërmirret. Sot isha, ishin në pauz, më thanë hajde neser… Edhe sonte ia bëjm disi por as ai (vëllai) nuk ka vend të mjaftueshëm”, tha Shatri…Kemi nevojë për strehim derisa të bëjmë ndonjë zgjidhje…Unë jam me social, nuk punoj. Gruan e kam me problem shëndetēsor, ka pasur probleme gjatë lindjes dhe më shumë më duhet të qëndrojë në shtëpi sesa të punojë”, tha ai.

Dhimbje e mërzi pati edhe bashkëshortja, e cila përveç gjendjes të saj të rënduar shëndetësore mban hall për dy fëmijët e vegjël që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

“Jam ndjerë shumë keq. Thash Elhamdulilah që nuk kesh unë brenda dhe fëmija.Unë kam dhe probleme shëndetësore, gjatē lindjes së vajzës kam pasur gjakderdhje të muskujve, i njejti problem më është përsëritur pas 4 viteve nē lindjen e djalit. Kam probleme me trombicide, rruza të gjakut dhe leukocide, më bien çdo herë. Çdo muaj më duhet ti përsëris analizat nē privat dhe të shtetit…Nuk mundemi me i përballu, duhet me i ndalu senet ushqimore për fëmijët, që ti bëj analizat sepse duhet patjeter ti bëj… Nuk kemi ndihmë nga askush, as nga komuna, vetëm pak familja ime… Kemi nevojë për një, vendstrehim…para, po e shihni gjendjen. Fëmijët janë të vegjël, nuk kam mundur të shpëtoj asgjë për fëmijët… Vajza e ka kuptu lajmin, e ka prit shumë keq, urojmë të na ndihmojë Zoti”, tha ajo.

Exit mobile version