Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur në aeroport Tanja Fajon, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
Fajon do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me krerët e shtetit.
“Të dy vendet janë të vendosur të thellojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në #Evropë”, thuhet në njoftimi e e MPJ-së së Kosovës në Twitter.
Kosova dhe Sllovenia ruajnë raporte të mira, sidomos në sferën tregtare.