Site icon PrishtinaPress

Kryediplomatja gjermane, Serbisë: Vepro për barrikadat

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock përsëri ka folur për situatën në veri të Kosovës, e cila kërkoi nga Serbia që t’i largojë barrikadat në veri.

Ajo para takimit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që po mbahet në Bruksel, ka thënë se pala serbe u tregua e papërgjegjshme duke tensionuar situatën edhë më shumë.

“Qeveria kosovare ka bërë një veprim ekstra duke shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, që të marrë situatën nën kontroll dhe kjo pikë së pari për të ofruar sigurinë e njerëzve në terren. Nga ana tjetër kjo situatë prej palës serbe është nxehur edhe më shumë kjo është shumë më shumë sesa pa përgjegjësi”, tha kryediplomatja gjermane.

“Prandaj unë kam një apel urgjent ndaj Serbisë që të bëjë krejt çka ka në dorë që t’i mbrojë njerëzit në rajon. Në politikë bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve pra, popullit, prandaj kjo është përgjegjësi e qeverisë serbe”, shtoi Baerbock./Prishtinapress/

Exit mobile version