-0.8 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Kryediplomatja evropiane nesër viziton rajonin, por jo Kosovën dhe Serbinë

Me përjashtim të Kosovës dhe Serbisë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, nga nesër do të nis një vizitë jogjithpërfshirëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nesër ajo shkon në Podgoricë, ku do të takohet me kryeministrin malazias, Jakov Milatoviq, kanë lajmëruar nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së.

Mëpastaj ajo do të vazhdojë për në Tiranë, ku edhe parashihet që të ketë konferencë shtypi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Përfaqësuesja e Lartë Kalas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanin dhe ministrin e Mbrojtjes Pir Vengu me të cilët do të hapë solemnisht dialogun e parë për sigurinë dhe mbrojtjen mes BE-së dhe Shqipërisë.

Kalas do t’u drejtohet edhe studentëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Përfaqësuesja e Lartë do të vizitojë anëtarët e EUFOR Altea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit të Ministrave Borjan Krišta dhe ministren e Punëve të Jashtme Elmedina Konakoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img